Fiken dritat në shesh, protestuesit ndezin blicat e telefonave

Prej rreth një ore ka nisur protesta e Partisë Demoktike para Kryeministrisë, ku të pranishëm janë Sali Berisha, Ilir Meta dhe deputetë e PD dhe PL.

E teksa deputetët apo përfaqësues të PD po mbajë fjalën para Kryeministrisë janë fikur dritat. PD tha se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë fikur dritat që mos shihet pjesëmarrja e madhe në protestë.

“Balluku dhe Rama ka kanë fikur dritat. Ndizni telefonat. Ndizini dritat..”, tha nje prej organizatoreve.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.