Dy vite pasi Shqipëria dorëzoi dosjen për pranimin e saj në UNESCO, veshja mbi 4 mijë vjeçare e Malësisë, Xhubleta rrezikon të marrë statusin e plotë të mbrojtjes.
Aktualisht dosja e saj ndodhet në paradhomë duke pritur vendimin përfundimtar që do të jepet në 2025.
Studiuesja Luljeta Dano e cila është e para që inicioi që para 2 dekadash rrugëtimin e Xhubletës drejt UNESCO, thotë se vendi ynë duhet të provojë se ajo vijon të jetë një veshje e gjallë e jetës së shqiptarëve në ditët e sotme dhe ta prodhojë siç u punua ndër shekuj.
Për të mundësuar prodhimin si në të shkuarën, nevojitet që shteti shqiptar të mbështesë ata qe kane trashëguar traditën e kësaj veshjeje si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Xhubletën.
Studiuesja Dano u shpreh se edhe punimet shkencore për këtë veshje mijëvjeçare nuk janë të plota e po ashtu mungojnë edhe dëshmitë e gjalla për Xhubletën.