Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” 30-vjeçaren, Englanta Isufi, e cila lindi dhe braktisi foshnjen në bodrumin e pallatit, në Yzberisht. Avokati i saj ka kërkuar kryerjne e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.
Foshnja e porsalindur u braktis, për t’u gjetur mëpas nga një banor i pallatit, i cili lajmëroi policinë. Ndonëse foshnjes iu dha ndihma mjekësore, nuk mund të mbijetonte më shumë se 24 orë, pas ardhjes në jetë.