Rënie e menjëhershme e temperaturave, sinoptikani tregon kur nisin reshjet

Vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës. Këto vranësira do të pësojnë zhvillime dhe pritet të sjellin reshje mbrëmjen e sotme dhe gjatë paradites së nesërme (e diel). Më të fokusuara këto reshje do të jenë në zonat jugore.

Edhe përsa i përket temperaturave do të ketë një ndryshim këtë fundjavë. Temperaturat do zbresin me rreth dy gradë më të ulëta dhe në zonat malore temperaturat do të shënojnë shumë pranë vlerës 1 gradë celcius. Dita e shtunë e ka zbritur vlerën maksimale në vend në 18 gradë celcius.

Gjithashtu parametri i erës ka pësuar një fuqizim duke e bërë motin të ndihet edhe më i ftohtë, bën me dije sinoptikanti Hakil Osmani.

Por shumë shpejt do t’i rikthehemi komoditetit të motit që na ka shoqëruar në tetor në nëntor. Ditën e martë pritet që vranësirat të largohen nga vendi duke mbizotëruar kthejllimet dhe moti me diell.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.