Tragjedi njerëzore/ Numri i të vdekurve në Gaza shkon mbi 10 mijë

Miks Albania

Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë  në Gaza, që kur  Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake  një muaj më pare. Shifrat vijnë të përditësuara nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila pohon humbjet e mëdha të civilëve.

Izraeli i shpalli luftë  Hamasit pasi grupi militant islamik filloi një sulm brutal më 7 tetor, duke vrarë 1,400 në Izrael dhe duke rrëmbyer më shumë se 240. Izraeli u hakmor duke nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gaza, si dhe duke u zotuar të eliminonte grupin militant.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të hënën se kanë goditur qindra objektiva të Hamasit dhe kanë marrë kontrollin e një kompleksi ushtarak në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Brenda enklavës, shërbimet e komunikimit po rikthehen ngadalë në disa pjesë të Gazës pas një ndërprerjeje në fundjavë. Mesatarisht, rreth 30 kamionë që transportonin ndihma humanitare  kanë kaluar nëpër kufi çdo ditë, tha Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Ramallah. Megjithatë, kjo ende nuk përfshin furnizimet me karburant.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.