Ministrja e Shëndetësisë: Mbi 36 mijë familje përfituan bonusin e bebes nga 1 janari

Miks Albania

Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 janari i këtij viti.

Lajmin e dha sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila u shpreh se, edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes.

Fondi për këtë program do të jetë 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj, theksoi Koçiu.
Programi i bonusit të bebes ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar të vitit 2019.

Ky program për 5 vitet e fundit ka ofruar mbështetje për pothuajse 200 mijë familje, që kanë sjellë në jetë familjet e tyre.
Sipas ndryshimeve në ligjin për asistencën sociale të miratuara në tetor të këtij viti, bonusi i bebes do të përfitohet vetëm nga familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

Qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; në masën 80 000 lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe kështu me radhë të foshnjave të tjera në vijim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.