Arrestohen katër shqiptarë në Gjermani! Si arriti t’i gjurmonte policia, akuzat ndaj tyre

Katër shqiptarë janë arrestuar në Gjermani nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi u kapën brenda shtëpive të barit.

Përkatësisht, të rinjtë të moshave nga 28 deri në 45 vjeç u kapën në 2 qytetet gjermane, Leipzig dhe Rostock. Fillimisht autoritetet policore gjermane gjetën dhe sekuestruan 8 kg kanabis sativa gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig javën që shkoi. 

Më pas nisi gjurmimi i detajuar dhe hetuesit përfunduan në qytetin tjetër në skajin më verior të vendin, Rostock, rreth 400 km larg Leipzig. Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostock u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim të bimëve narkotike në hapësira të brendshme në të ashtuquajturat “shtëpi bari”, brenda së cilës u gjetën dhe sekuestruan 1300 bimë kanabis sativa

Operacioni i gjerë ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Në pranga ra edhe një gjerman 58-vjeçar, por u la i lirë me urdhër të prokurorit publik, ndërsa për 4 shqiptarët është caktuar masa e arrestit në burg. Në vijim të kërkimeve të policisë u gjetën më 24 tetor në periferi të Berlinit dhe në një tjetër qytet në kufi me Danimarkën sasi të tjera kanabis dhe amfetamine.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.