Një ndër ndarjet e shumë përfolura të këtij viti ka qënë padiskutim ajo e Egli Takos dhe Olsi Bylykit. Pavarësisht se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa muajsh, ndarja e tyre vijon të përflitet ende në media.
Dyshja ka vendosur të lërë pas të shkuarën dhe të fokusohet tek e ardhmja por duket se historia e tyre do vijojë ende të krijojë zhurmë.
Por mesa duket, Egli jo vetëm që e ka harruar Olsin por madje nuk ka peferuar ta zërë në gojë emrin e tij, duke iu referuar si ‘personi në fjalë’.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Egli është pyetur sërish në lidhje me ish-partnerin e saj, Olsi, nëse mendonte se kjo histori do e përndjekte për një kohë të gjatë.
Orinda Huta: Mendon se do të përndjekë historia e Olsit për një kohë të gjatë?
Egli: Mendoj që jo, aq më tepër që nuk dua ta cek fare personin në fjalë. Ka vazhduar jetën e tij.
Gjithashtu, gjatë intervistës së saj, Egli ka treguar se ajo edhe Olsi kanë patur “couple tattoo”,
“Kam një tatuazh këtu poshtë që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pavarësisht se ky ka qënë një tatuazh “couple tattoo” dhe tani është “single tattoo”, sërish bën sens sepse perëndimi është pamja ime më e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”.
Sa i përket Olsit, kohët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se se këngëtari ka krijuar një lidhje të re dhe bëhej fjalë për një gazetare, emri i së cilës ende nuk ishte bërë publik por duket se më në fund, në media është publikuar emri dhe fotoja e vajzës që pretendohet se është e dashura e re e Olsit.
Sipas spekulimeve, Olsi dhe gazetarja, emri i së cilës është Denada Lura, janë njohur gjatë kohës që punonin bashkë në të njëjtin televizion dhe thuhet se çifti më i ri i showbiz-it po shijon këtë romancë prej katër muajsh tashmë.
Në rrjetet sociale madje qarkullon një foto, ku Olsi dhe Denada shihet të kenë veshur të njëjtën bluzë, duke ngritur akoma më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.