Izraeli refuzon “ofertën” e Hamasit për shkëmbimin e pengjeve: “Terrorizëm psikologjik”

Miks Albania

Deklaratat e Hamasit në lidhje me shkëmbimin e pengjeve me palestinezët e arrestuar në Izrael “janë një formë e terrorizmit psikologjik, e krijuar për të përhapur presion dhe terror në familjet e pengjeve”.

Keshtu deklaroi zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari. 

Duke komentuar frazat që i atribuohen liderit të Hamasit në Gaza, Jahja Sinwar, Hagari tha: “Sinwar nuk është në gjendje të lëshojë deklarata”. 

Numri i përgjithshëm i pengjeve ndërkohë është rinovuar në 230, një më shumë se dje.

Nga ana tjeter ushtria izraelite beri te ditur se po e zgjeron sulmin tokesor ndaj Hamasit.

“Ushtria po zgjeron gradualisht aktivitetin tokësor në Gaza dhe përbërjen e forcave të saj”, tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari. 

Në përgjigje të pyetjes nëse kjo do të thotë fillimi i një manovre të madhe kundër Hamasit, Hagari saktësoi: 

“Ne kemi zgjeruar aktivitetin tonë operacional. Mënyra jonë e luftimit konsiston në sulmin: në tokë, në ajër dhe nga deti. Ky është një sulm ndaj Hamasit dhe ne synojmë ta zgjerojmë atë”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.