Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Gjendja e tij është e stabilizuar dhe do të marrë mjekim tek Trauma. Ndërkohë që mësohet se shoferi i tij pritet që të dërgohet më vonë në Tiranë pasi të stabilizohet gjendja e tij shëndetësore.
Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij mbetën të plagosur me thikë nga Orges Xhelili, një ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.
Autori i dyshuar është Orgest Xhelili, i cili ka qëlluar mbi 10 herë me thikë pa paralajmerim, Kokoneshin në shpatull dhe shoferin në pjesën e barkut.