Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka lëkundur mbrëmjen e kaluar qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se lëkundja është ndjerë rreth orës 23:50.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në juglindje të Vlorës, ndërsa thellësia ishte 15km. Deri më tani nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme të tjera materiale, teksa tërmeti ka shkaktuar panik tek banorër.