Shi, rrebeshe dhe stuhi të forta ere, ja si parashikohet moti për sot

Miks Albania

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në qarkun e Korçës duke sjellë edhe probleme.

Kjo situatë e motit të paqëndrueshëm mbetet deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.