GJKKO ka ndryshuar sërish avokatin mbrojtës për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas një njoftimi nga Gjykata e Posaçme, avokati Artan Simoni i caktuar për të mbrojtur Berishën pasi avokatët e tij u larguan nga seanca gjyqësore, është zëvendësuar me një tjetër person.
Vendim i Gjyklatës vjen pas kontestimit që u bë për caktimi ne Simonit nga djali i Berishës, Shkëlzen Berisha, i icli komentonte një postim që avokati kishte bërë më herët për ish-kryeministrin. Sipas Shkëlzen Berishës, avokati ishte i caktuar nga kryeminsitri Rama.
Po ashtu, seanca e planifikuar për t’u mbajtur në orën 19:00, do te zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10:OO.
Dy avokatët e ish-kryeministit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë braktisur seancën gjyqësore me pretendimin se pasi Gjykata nuk ka kërkuar kërkesën e tyre për dërgimi për shqyrtim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Pas kësaj GJKKO ka vendosur të caktojë Artan Simonin si avokat për të mbrojtur ish-kryeministrin Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-klubit Partizani.
Njoftim i Gjykatës së Posaçme:
Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am.