Arbenita Ismaili përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, modelja e njohur ka zbuluar mesazhin që ka marrë nga reperi i njohur Unikkatil, i cili mesa duket i ofron Arbenitës ndihmën se si mund ta largojë nga të gjithë problemet që ajo gjendet momentalisht dhe madje ai i ka premtuar se çdo gjë do të mbetet sekret.
Përgjigja e Arbenitës ka qënë epike, duke e vënë në lojë reperin, i cili për hir të së vërtetës gëzon një respekt të madh në tregun muzikor shqiptar.
“Hej. Kam një ide që mund të të ndihmojë se si mund të shpëtosh nga kjo situatë. Dhe me gjithë respektin për privatësinë tënde. Të premtoj”, shkruan reperi në mesazhin privat të nisur në Instagramin e Arbenitës.
“Po sigurisht”, i përgjigjet Arbenita. “Por para se ta realizojmë, a mund të porosis një pica me kërpudha të lutem? Eshtë e preferuara ime”, përfundon mesazhin ish-partnerja e Feros.
Pas dërgimit të këtij mesazhi, Arbenita ka vendosur që ta bllokojë reperin e njohur, Unikkatil.