Lajmi i fundit/ Drejtësia godet Berishën, ish-kryeministri në “detyrim paraqitje”

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burime nga SPAK njoftojnë se Berisha ka marr masën e sigurisë detyrim paraqitje. 

Nga ana tjetër kujtojmë se më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Urdhri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja. Ndër të tjera bëhet me dije se është dhënë edhe një masë sigurie për Fatmir Bektashin, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.