Sipas një raporti të CNN, viktimat më të mëdha të luftës në Lindjen e Mesme janë fëmijët. Në një video shihet dhimbja e pamasë e prindërve që humbasin fëmijët pas bombardimeve, por edhe tronditja e fëmijëve që humbasin prindërit.
Siç thuhet në raport, fëmijët në Gaza kanë mësuar të jetojnë me frikë, ndërkohë që strehimoret janë tashmë një kënd lojërash i improvizuar për ta për t’i mbrojtur nga “lufta e tmerrshme” që po ndodh jashtë.
Disa fëmijë të plagosur nuk e dinë që prindërit e tyre janë vrarë dhe po jetojnë me familjarët që po kujdesen për ta në spitale.
Një banor vëren se ata iu bindën urdhrave të izraelitëve dhe u zhvendosën në jug, siç ishin paralajmëruar. Por, përfundimisht edhe ajo zonë u bombardua.
Sipas CNN, viktimat më të mëdha të kësaj lufte janë gratë dhe fëmijët.