Gruaja vetëhidhet nga furgoni i linjës Elbasan-Peqin/ 55-vjeçarja ndërron jetë në vend 

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Gruaja njihej prej vitesh si  shitëse ambulante e misrave të pjekur

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.