Platforma e mesazheve “WhatsApp” ka njoftuar se shumë shpejtë WhatsApp do të vijë me një ndryshim të ri.
Meta, kompania e WhatsApp, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm. Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi lançimin e funksionit të ri në faqen e tij në Facebook këtë mëngjes.
“Kaloni mes dy llogarive në WhatsApp, së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit,” tha ai.
Funksioni do të shpërndahet për përdoruesit e Android në javët e ardhshme, ndërsa përdoruesve të iPhone do të duhet të presin pak më gjatë.
Për të konfiguruar një llogari të dytë pasi funksioni të hapet, përdoruesit do të kenë nevojë për një numër të dytë telefoni dhe një kartë SIM, ose një telefon me dy karta SIM.
Pasi të pajiseni me këtë, atëherë duhet të hapni cilësimet tuaja WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe zgjidhni “Shto llogari”. Do t’ju duhet telefoni i dytë ose karta SIM e tij për të marrë kodkalimin një herë që WhatsApp do të dërgojë me SMS për të fituar akses në llogarinë tuaj të dytë në një pajisje tjetër.
Megjithatë, pas këtij verifikimi fillestar, aplikacioni do të vazhdojë të funksionojë për të dyja llogaritë pa pajisjen e dytë ose SIM. Ekziston gjithashtu mundësia për të vendosur cilësime të ndryshme të privatësisë dhe njoftimeve në secilën llogari.