Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez, Macron mbërrin në Shqipëri

Miks Albania

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Më pas, kreu i shtetit francez është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda në ambientet e Pallatit të Brigadave

Aty u zhvillua një ceremoni, ku Macron i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Macron nuk ishte i pranishëm në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës.

Ai do të pritet të martën në një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Mes tyre do të zhvillohet një takim kokë më kokë.

Macron pritet të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Macron është historike pasi është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë.


Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.