80 persona që ishin punësuar pranë një ferme kanabisi në zonën e Beratit u ndaluan nga policia ditën e sotme.
Aksioni u zhvillua nga drejtoria e përgjithshme e policisë pas infomracioneve të siguruara në rrugë operative.
Ferma siç shihet edhe nga pamjet ishte ndërtuar në këto sera në periferi të fshatit Drenovicë, ndërsa rrethohej nga parcela të mbjella me misër.
Ndërkohë këto janë momentet e para kur punonjësit, shumica e të cilëve gra, kapen nga agjentët. Punëtorët, pjesa më e madhe nga Fushë Kruja ishin shpërngulur në Berat dhe jetonin brenda ambienteve të serave me qëllim që të mos zbuloheshin.
Burime thanë se gjatë ndërhyrjes, punonjësit u kapën duke pastruar lëndën narktoike, një pjesë e madhe e së cilës u dogj nga ana e agjentëve të antidrogës burime pranë grupit hetimor thanë se krahas lëndës nartkotike brenda serave u gjetën dhe dy armë zjarri tip pistoletë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar, apo jo ndërsa pritet të jepen detaje nga policia në orët në vijim.