Më 28 shtator në Itali u regjistrua një ngjarje tragjike. Afred Vefa vrau gruan e tij Klodiana Vefa. Deri tani dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë xhelozia. Ndërkohë babai i së ndjerës, i ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të mosmarrëveshjeve mes çiftit Klodiana dhe Alfred. I ati i Klodianës deklaroi se fajtor për ngjarjen është kunati i vajzës së tij, tashmë të ndjerë pasi kishte shpifur për të.
“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë. Janë njohur me shkuesi. Nuk e dinim që kishin probleme dhe as që ishin ndarë. Kam shkuar në shtëpinë e tyre, kam ndenjur dhe nuk kam kuptuar asgjë. Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia.
Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër. Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën. Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, u shpreh babai i 37-vjeçares.