Hakerat rusë mbështesin Hamasin: Të gjitha sistemet qeveritare të Izraelit do të sulmohen

Tensionet e zhvilluara së fundmi mes Izraelit dhe Hamasit kanë sjellë më shumë se 600 viktima, teksa lajmi është konfirmuar nga Izraeli zyrtar.

Së fundmi  bëhet me dije se grupi rus i hakerëve Killneta ka shprehur mbështetjen e hapur për Hamasin dhe ka bërë një deklaratë në lidhje me Izraelin, ku akuzuan qeverinë izraelite për këtë sulm.

Ata i kanë kujtuar Izraelit edhe tradhtinë e tyre ndaj Rusisë, të cilët në vitin 2022 treguan mbështetjen e tyre ndaj regjimit terrorist në Ukrainë.

“Qeveria izraelite, ju jeni përgjegjës për këtë gjakderdhje. Në vitin 2022, ju mbështetët regjimin terrorist në Ukrainë. Ju tradhtuat Rusinë. Sot Killnet ju njofton zyrtarisht Të gjitha sistemet qeveritare të Izraelit do t’i nënshtrohen sulmeve tona!”, shkroi grupi rus i hakerave Killnet në  (ish-Twitter).

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.