Ndërron jetë fëmija 8-muajsh nga Shkodra, familjarët denoncojnë spitalin

Një fëmijë 8-muajsh ka ndërruar jetë dy javë më parë në një spital në Tiranë. Mësohet se fëmija, nga fshati Grudë i Shkodrës, ishte paraqitur në Spitalin e Shkodrës ku qëndroi për 1 ditë, e më pas u transportua në Tiranë.

I mituri qëndroi i intubuar dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Bëhet me dije se fëmija 8-muajsh ishte diagnostikuar me sëmundjen e niokardit, që kërkon transplant zemre.

Pas humbjes së jetës, familjarët kanë bërë denoncim në polici për spitalin. Ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kartelën shëndetësore.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.