Përfundojnë hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
Prokurori Klodian Braho u ka komunikuar avokatëve të të pandehurve akuzat.
“Sot avokatët e të pandehurve u njohën me përfundimin e hetimeve. Sipas procedurës pasi u komunikohet mbyllja e hetimeve avokatët duhet të bëjnë pretendimet e tyre brenda afatit 10 ditor dhe më pas dosja shkon në gjykatë dhe është gjyqtari paraprak që do të vendosë.”