Nga Macron, Scholz e Von der Leyen/ Tirana pret më 16 tetor liderët e BE-së

Tirana do të mirëpresë më 16 tetor liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në kuadër të takimit për Procesin e Berlinit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë duke u bërë përgatitjet e fundit, teksa zbuloi dhe disa nga liderët që do të jenë në kryeqytetin shqiptar.

Deri më tani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.