Rrëzohet gjatë vizitës në Kalanë e Rozafës, ndërron jetë turisti slloven

Një turist slloven ka humbur jetën gjatë vizitës së tij në kalanë e Rozafës. Policia njofton se ai është rrëzuar aksidentalisht dhe goditjet e marra kanë rezultuar fatale për të.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.