Një rast i paprecedentë mësohet të ketë ndodhur bë shkollën e mesme shtetërore “Alush Bardhi” në Farkë të Madhe. Sipas rrëfimeve të nxënësve, mësohet se mësuesja kujdestare e lëndës gjuhë-letërsi Rezarta Shehi i dhunon në mënyrë shtetërore.
Në një video të qarkulluar në rrjete sociale shihet se si mësuesja ka kapur për flokësh nxënësen 16-vjeçare, për shkakun se ajo ishte vonuar për të hyrë në orën e mësimit.
“Vajza tentoi te futej ne 5-minutësh. Ene i thonte sa her t kam thon mos hajde me vones ju e boni kastile me m acaru mu”,-rrëfejnë nxënësit. Ndër të tjera ata kanë thënë se për episodet e saj të dhunës është e gjithë shkolla në dijeni.
“E di krejt shkolla. I gjuan me vizore i kap për flokësh i gjuan në shpullë mbrapa kokë kur nuk kanë mendjen vajzat dhe djemtë”, -përfundon rrëfimi.