Armina Mevlani i habit të gjithë: Do ta birësoja një fëmijë nëse…

Një ndër temat mjaft delikate të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm është ajo e birësimit të një fëmije. Shumë çifte në botë që nuk kanë mundësi që të sjellin në jetë një fëmijë, zgjedhin që të birësojnë.

Sigurisht ka edhe shumë çifte që kanë fëmijë të tyre, por vendosin që të birësojnë.

Por në vendin tonë duket se ky fenomen nuk është kaq i zhvilluar. Së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani u shpreh rreth kësaj teme. Moderatorja dhe blogerja e njohur tha se birësimi i një fëmije është gjëja më e mirë, e cila i ndryshon jetën edhe një qenie tjetër.

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën por dhe një qenieje tjetër”, u shpreh Mevlani.

E pyetur nëse vetë ajo a do ta birësonte një fëmijë, blogerja u përgjigj menjëherë:

“Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.