E RËNDË/ 62-vjeçari shkon të presë dru në Maliq, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq.

Bëhet me dije nga burimet për media se një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

 Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.