Shahistja shqiptare 13-vjeçare shpallet kampione Europe!

Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe. Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatint e Rapidit që sapo ka përfunduar në Slloveni. Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.