22-vjeçarja nga Kenia u zhduk më datë 14 gusht. Ka qenë shoqja e saj gjithashtu nga Kenia që ka denoncuar zhdukjen e 22-vjeçares me iniciale J.A.
E reja u gjet më pa ndjenja në afërsi të banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
22 vjeçarja ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq rrethanat e zhdukjes dhe gjetjes së 22-vjeçares mbeten misterioze, ndërsa ka dyshime se e reja nga Kenia mund të jetë dhunuar.
Nëna e 22-vjeçares ka thënë se nuk dyshon për aksident, e as për vetëvrasje. Ajo është shprehur e bindur se dikush ka tentuar ta vrasë atë në shtëpi. E ëma pretendon se 22-vjeçaren e kanë hedhur nga ballkoni.