Cristiano Ronaldo padit Juventusin, kërkon nga klubi që t’i paguajë rrogat e prapambetura

Cristiano Ronaldo thuhet se do të padisë Juventusin për një pagë të papaguar prej 17 milionë funtesh.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ra dakord të shtynte pagën e tij nga gjigantët italianë gjatë pandemisë për të lehtësuar problemet e tyre financiare. Por Zonja e Vjetër thuhet se nuk e ka realizuar premtimin e tyre për të grumbulluar paratë e papaguara në një kohë të përshtatshme për Ronaldon.

Sipas Sports Mediaset, të dyja palët ende nuk kanë arritur “një marrëveshje ekonomike” për këtë çështje.

Ronaldo, 37 vjeç, kohët e fundit kërkoi “dokumentet e hetimit nga Prokuroria e Torinos” në çështjen ligjore Prisma në vazhdim. Ylli portugez pretendon që të marrë 19.9 milionë Euro neto nga klubi torinez që ishin shtyrë gjatë pandemisë, në dy manovra financiare të bëra për rrogat e futbollistëve, që aktualisht po hetohen.

Lajmi për padinë e mundshme të Ronaldos vjen vetëm disa ditë pasi ish kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, nisi veprimet ligjore kundër klubit. Lojtarët e ekipit pranuan që të shtynin marrjen e pagesave për katër muaj në Mars 2022 dhe Prill 2021, ndërsa klubi po kalonte momente të vështira financiare, ndërkohë që u arritën edhe marrëveshje individuale mes palëve.

Sulmuesi 38-vjeçar që kishte kërkuar kopje të dosjes së hetimit nga Prokuroria e Torinos, nuk ka arritur një pakt ekonomik me Juventusin në muajt e fundit, ndryshe nga Dybala, ndaj të cilit bardhezinjtë i detyrohesin 3 milionë Euro.

38-vjeçari u largua nga Juventusi në Gusht 2021 dhe u rikthye te Manchester United, ndërsa tani luan në Ligën profesioniste saudite për Al-Nassr

Juventusi do të rikthehet në aksion pasditen e së shtunës, duke pritur Lazion në Allianz Stadium.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.