Futën të miturin në makinë dhe i morën varësen e floririt, arrestohen dy persona

Miks Albania

Policia e Tiranës ka arrestuar dy 21-vjeçar pasi kanë marrë me forcë në një automjet një të mitur dhe i kanë marrë me dhunë varsen e floririt.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Policia deklaron se dy shtetasit, “në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.” 

Policia u sekutroi dy të arrestuarve në cilësinë e provës materiale varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur prej tyre në momentin e ngjarjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.