Rumani-Kosovë/ Thirrjet raciste kundër shqiptarëve, ndërpritet për 52 minuta ndeshja

Rumania dhe Kosova nisën në 20:45 ndeshjen e grupit I kualifikues të Euro 2024. Në stadiumin kombëtar në Bukuresht, takimi u luajt vetëm 18 minuta.

Tifozët rumunë nuk u ndalën me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës dhe është shpalosur një pankartë ‘Kosova është Serbi’.

Kaq ka mjaftuar që futbollistët e Kosovës të dilnin nga fusha dhe të braktisnin lojën pas fërshëllimës së arbitrit. Situata në stadium ishte e tensionuar, madje në fushë kishte edhe flakadanë dhe arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen.

Kjo ka bërë që menjëherë futbollistët e Kosovës ta njoftojnë gjyqtarin kryesor francezin Willy Delajod i cili ka ndërprerë ndeshjen. Futbollistët e Rumanisë kanë shkuar te tifozët e tyre duke i kërkuar te hiqnin banderolën, por ata nuk i dëgjuan as futbollistët e as policinë.

Gjyqtari ka kërkuar të zhvillohet ndeshja fillimisht, por kanë qenë futbollistët e Kosovës që kanë refuzuar të luajnë me banderola nacionaliste. Ndeshja rinisi pas 52 minutash ndeshja Rumani Kosovë e vlefshme për Euro 2024.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.