Fëmija humbi ndjenjat në çerdhe dhe ndërroi jetë rrugës për spital, policia: Si ndodhi ngjarja

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një fëmijë i moshës 2-vjeç ka ndërruar jetë pasi u sëmur në çerdhe.

Uniformat blu bëjnë me dije se fëmija i mitur në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.

Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital”, tha policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.