Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?

Albana Koçiu do të jetë ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Ogerta Manastirliun e cila drejtonte këtë ministri që prej 2017.

Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Njëherazi, Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj.

Si Drejtor i Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.