Ishte duke punuar/ E RËNDË në Tiranë, 26-vjeçari egjiptian bie nga lartësia

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku një i ri ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, ku 26-vjeçari egjiptian A. M. ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.