Basha “vetë Zot, vetë shkop”/ VENDIMET që morri Kuvendi Kombëtar i PD: Gazment Bardhit i hiqet çdo funksion partiak

Ka përfunduar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Në mbledhjen e ditës së sotme, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në statutin e PD-së, teksa u miratua edhe Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar!

Sipas ndryshimit të ri, në periudhen që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar. Ndërsa në nenin 48 theksohet se kur PD do të jete nje parti në qeverisje, ky funksion do t’i nenshtrohet votimit të fshehte dhe kandidati do propozohet nga kryetari i PD-së.

Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas perplasjeve te forta me Gazment Bardhin, duket se perkrahesit e Bashës kanë gjetur mënyrën se si ta largojnë atë përfundimisht nga funksionet partiake.

Ndryshimet në Statut:

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.