Piu aksidentalisht metadon, ndërron jetë në spital e mitura nga Saranda

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, vajza 1 vjeç e gjysmë, e cila konsumoi aksidentalisht metadonin që përdorte daja.

Sipas News24. e mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine. Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.