Laçi në flakë! Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin me pisha pranë kishës ‘Shna Ndou’

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurorën e gjelbërt të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout.

Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik zonën e banuar. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, ndërsa pritet të ndërhyhet edhe nga ajri.

Nuk dihet ende se si kanë nisur flakët, por paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe kanë nisur hetimet.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.