Avokati i Fredi Belerit ka ngitur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se vendimi i GJKKO-së për lënien në qeli të klientit të tij ishte me urdhër.
Ai theksoi se togat e zeza “s’kanë fuqi para pushtetarëve”, duke shtuar se gjatë seancë së sotme Beleri kërkoi që të lirohej dhe të merrte detyrën.
“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bëre kërkesën brenda 31 korrikut dhe ajo duhej bërë pas 5 ditësh. Nuk lënë asnjë shpresë, thonë kur të vi çështja në themel.
Përmbajtja e atyre akteve na bëri që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na vunë në dispozicuion në seri provash që ne si dinim. Caktimi i prokurorit të shkallës së parë që janë marrë vendim një ditë më pas. Duke qenë se aktet ne gjetën në dosje që duheshin marrë qëndrimit me Gjykatë.
Nuk ka pasur asnjëherë përgjim. Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij siç e kërkon gjithmonë, kuptohet nga gjykata u shkruajt bukur arsyetimi ku thanë se nuk plotëson kushtet.”- tha avokati i Fredi Belerit.