Itali, rikthehen temperaturat mbi 40 °C

Miks Albania

Stuhia e nxehtësisë e emërtuar “Nero” është duke zbritur Itali, me temperatura që rriten deri në 4 gradë Celsius më shumë, duke arritur kulmin të hënën.

Vala e të nxehtit do të godasë Italinë për të paktën 5 ditë, duke zgjatur deri të enjten dhe temperaturat maksimale mund t’i kalojnë 40 gradë Celcius.

Të them të drejtën, ditët e fundit temperaturat kanë filluar të rriten me më shumë se disa gradë dhe është rikthyer edhe vapa. Megjithatë, të paktën tani për tani, i nxehti ka qenë i moderuar dhe në përgjithësi mjaft normal për këtë periudhë. Në ditët në vijim presioni i lartë subsaharian, apo anticikloni Nero, do të forcohet më tej, duke u nisur nga sektori më perëndimor mesdhetar i gatshëm të përshkojë edhe vendin tonë”, vëren meteorologu italian Stefano Rossi.

Shenja e parë dhe e qartë e përshkallëzimit të pritshëm të vapës do të ndihet nga sot, kur temperaturat maksimale do të fillojnë të arrijnë pragun 36/37°C në shumë zona të qendrës, Veriut dhe Sardenjës.

Do të arrihen temperatura 38/39° në luginën e Po, e madje 40° në Sardenjë dhe në zonat më të brendshme të qendrës, veçanërisht në Toskana. Disa gradë më pak në jug, edhe pse në një kontekst shumë të nxehtë, veçanërisht në Tarantino, Casertano, Sirakuza, Agrigento dhe brigjet Joniane të Bazilikatës. Një skenar i zjarrtë që duhet të vazhdojë pa shumë variacione të paktën deri të enjten , kur temperaturat do të kthehen në mesataren e fundit të gushtit”, shpjegon më tej meteorologu Rossi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.