“9 kuti të pavlefshme”, Celibashi flet për procesin e numërimit: Ka dalë rezultati për 34 bashki

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me procesin e numërimit deri më tani.

Celibashi u shpreh se deri më tani 9 kuti janë deklaruar të parregullta, teksa tha se numërimi ka përfunduar në 34 bashki.

Ndër të tjera kreu i KQZ tha se pritet që votimi të mbarojë në orën 22.00, ndërsa tregoi se në 4 bashki ka nisur procesi për numërimin e votave për Këshill Bashkiak.

“Sipas informacioneve të marra një ditë më para rreth orës 22:30 ka përfunduar dorëzimi i të gjithë proceset për dorëzimin e të gjithë kutive pranë qendrave të numërimit. Ndërkohë 9 kuti janë konstatuara të parregullta

Në Kavajë ka filluar me vonesë, ka nisur rreth orës tre të mëngjesit, dhe në Malësinë e Madhe numërimi ka qenë më i vonuar. Me Librazhdin patëm një problem me hedhjen e të dhënave, me pas u normalizua. Bashkia Divjakë është një tjetër që ka nisur me vonesë numërimin.

Ka mbaruar procesi i numërimit në 34 bashki dhe në 4 bashki ka nisur procesi për numërimin e votave për Këshill Bashkiak. Në Finiq, Shijak dhe Malësinë e Madhe dhe në 4 KZAZ në Tiranë është bllokuar numërimi, për shkak të lodhjes së Komisionerëve”, ka thënë Celibashi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.