87% e drejtuesve nuk e rimarrin patentën, eksperti: Nuk njohin Kodin Rrugor 

Miks Albania

Thuajse 90% e drejtuesve të mjeteve që ritestohen pasi humbasin pikët e patentës nuk e rimarrin provimin. 

Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR për periudhën Qershor 2022- Shtator 2024, nga 1443 të rigjestruar në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, vetëm 185 persona e kanë rifituar lejen e drejtimit. 

Kjo situatë që vazhdon të mbetet e njëjtë sipas ekspertit të aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha reflekton mosnjohjen e Kodit Rrugor. 

“Kjo do të thotë që nuk funksionon komisioni që i merr në provim ditën qe marrin lejen e drejtimit. Tani janë forcuar rregullat nuk e marrin dot më lejen sepse nuk e dinë kodin rrugor”. 

Kjo situatë lë pasoja të drejtpërdrejta në rrugë, aty ku drejtuesit e mjeteve mbeten shkaktarët kryesore të aksidenteve. 

“Këto përfshihen në aksidente. Bëjnë parakalime të gabuara, marrin kthesat me shumë shpejtësi…nuk njohin sinjalistikën rrugore”. 

Ajo që sugjerohet është një kontroll më i detejuar ndaj persona që lëshojnë patentat për drejtuesit e rinj. 

“Duhet bërë një analizë e thelluar sesa prej tyre kanë kaluar nga komisioneri”. 

Vetëm në seancën e fundit të provimit, nga 24 të testuar, vetëm 3 prej tyre dolën fitues. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.