Këtë të enjte shënohen 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës, ngjarje e cila është përkujtuar nga kryeministri Edi Rama. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë e cilëson Nënë Terezën si gruan e paqes në botë.
Kjo e enjte (5 shtator) shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.
Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emër të cilin e ndërroi në Nënë Tereza, lindi më 1910 nga prindër shqiptarë. Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, për t’ju bashkuar Motrave Loreto në Irlandë, dhe prej asaj dite nuk do i shihte më prindërit.