7 vjet nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

Këtë të martë mbushen 7 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës. Në 5 shtator të vitit 2016 u shënua në kalendarin Apostol “Dita e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kaltutës”.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Për hërë të parë ajo vizitoi Shqipërinë në gusht të vitit 1989.

Ajo është e njohur në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj njerëzve të varfër, sidomos në Kalkuta në Indisë, ku Shenjt Tereza fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuareve”.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: në vitin 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Në Tetor të vitit 2003, Nënë Tereza u “lumturua” pasi Papa Gjon Pali II njohu mrekullinë e saj të parë. Asaj iu njoh shërimi i një gruaje në Indi, e cila vuante nga tumori në stomak. Monica Besra ka treguar se lutja e Nënë Terezës e shëroi atë nga sëmundja e rëndë.

Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015 duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës.

5 Shtatori është shpallur festë zyrtare në vendin tonë me vendim të Këshillit të Ministrave

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.