Pas mbledhjes së kësaj të enjteje, 26 shkurt, të zhvilluar në Pallatin e Brigadave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Mësohet se Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.
Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu. Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.
Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri.
Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka një eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar:
Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu emërohet ministër Drejtësie, zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropali
Enea Karakaçi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjetike, zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun
