Një 66-vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi F.R.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.