Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë.
Kemi përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit.
Terapia me avull
Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut.
Kollitja e kontrolluar
Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri.
- Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:
- Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara .
- Mbështillni krahët mbi stomak.
- Merrni frymë ngadalë përmes hundës.
- Nxirrni frymë ngadalë ndërsa përkuleni përpara,duke i shtyrë krahët në stomak.
- Kollituni 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes së frymës,duke mbajtur gojën paksa të hapur.
- Thithni ajër ngadalë përmes hundës.
- Pushoni dhe përsëriteni nëse e ndjeni të nevojshme.
Nxjerrja e mykut nga mushkëritë
Kjo teknikë përfshin shtrirjen në pozicione të ndryshme për të përdorur gravitetin në nxjerrjen e mykut nga mushkëritë. Disa prej tyre zbatohen si më poshtë :
Qëndrimi në shpinë
- Shtrihuni në dysheme ose në shtrat.
- Vendosni jastëk poshtë ijeve,në mënyrë që ato të jetë në nivel më të latrë se gjoksi.
- Thithni ajër me ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Raporti duhet të jetë 1: 2 (një frymëmarrje dhe dy frymënxjerrje).
- Vazhdoni për disa minuta.
Qëndrimi në anë
- Shtrihuni në njërën anë, duke mbështetur kokën në një krah ose jastëk.
- Vendosni jastëk nën ije.
- Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
- Vazhdoni për disa minuta.
- Përsëriteni duke u kthyer në anën tjetër.
Qëndrimi në barkas
- Vendosni një pirg jastëkësh në dysheme.
- Shtrihuni me bark mbi jastëkët. Mos harroni të mbani ijet në nivel më të lartë se gjoksi.
- Vendosni krahët nën kokë për mbështetje.
- Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
- Vazhdoni për disa minuta.
Stërvitja
Stërvitja bën që muskujt të punojnë më shumë,kjo gjë rrit ritmin e frymëmarrjes,duke çuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen.
Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut duke e bërë trupin më efikas në eleminimin e tepërt të dioksidit të karbonit që trupi prodhon kur ushtrohet.
Me kalimin e kohës muskujt do fillojnë të përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase dhe të prodhojnë më pak dioksid karboni
Kujdes : Njerëzit me probleme të rënda të mushkërive duhet të këshillohen fillimisht me mjekun.
Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri.