6 ditë në kërkim – gjendet pa jetë 20-vjeçari

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Gjonomadh, ku është gjetur i varur 20-vjeçari Hysen (Eni) Lato, i cili ishte shpallur i humbur.

Eni, i cili kishte humbur kontaktet me familjen prej gjashtë ditësh, kishte lënë në shtëpi të gjitha sendet personale, përfshirë celularin dhe paratë, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Aktualisht, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa dyshimet e para lidhen me mundësinë që i riu të ketë qenë duke kaluar një gjendje të rënduar psikologjike. Megjithatë, kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një akt vetëvrasjeje apo ndonjë element tjetër të përfshirë.

Lajmi për vdekjen e Enit ka lënë të tronditur familjen dhe të afërmit, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe dhimbje për një djalë të ri që ndërpreu jetën në heshtje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.